Josa: Duhet të ishim më ngulmues, Laçi im e meritoi kualifikimin

schedule17:31 - 10 Shkurt, 2022

schedule 17:31 - 10 Shkurt, 2022

Laçi u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, por iu deshën penalltitë për të triumfuar kundër Egnatias. Trajneri Mirel Josa, pas ndeshjes tha për Supersport:

“Çdo skuadër mundohet që të ruajë ekuilibrat, pavarësisht se skuadra kundërshtare mbeti me 10 lojtarë. Ne kishim qarkullimin e topit, por duhet të ishim pak më të shpejtë dhe pak më ngulmues në rastet që na u paraqitën.

Kundërshtari sulmonte vetëm me pozicione standard, siç ishte rasti i Krasniqit në portën tonë. Duhet të ishim shumë ngulmues, ishin dy tre raste që sulmuam jashtë zone, por në këto raste edhe kundërshtari di të mbrohet, si Egnatia sot. Mendoj se ishte një kualifikim i merituar”.

“Nëse nuk do të kishim interes për Kupën e Shqipërisë, sot do të ishim eliminuar. Ne na interesojnë të dyja kompeticionet dhe Europa. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e radhës dhe jo te Dinamo-Partizani. Për të fituar trofeun ne do duhet të përballemi me skuadrat e tjera, që po ashtu janë shumë të forta”, përfundoi Josa. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!