Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jorida Tabaku: Shqiptarët kanë një tavolinë të varfër! Zgjidhja e vetme të largojmë taksidarët

schedule10:52 - 3 Shtator, 2020

schedule 10:52 - 3 Shtator, 2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar një raport të Eurostat sipas të cilit Shqipëria është vendi me çmimet më të larta të ushqimeve në rajon.

Në video është një sekuencë e shkëputur nga premtimet e kryeministrit Edi Rama para ardhjes në pushtet se qeveria e tij do të ulë çmimet.

Tabaku thotë se Shqipëria e rilindur është e dështuar dhe e falimentuar, ndërsa shton se zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit.

“Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe një tavolinë më e varfër.

Nuk është Shqipëria e atyre që duan të punojnë por e atyre që vjedhin dhe taksojnë. Shqipëria e çmimeve 15% më të larta e shqiptarëve që kanë të ardhurat më të ulëta në rajon.

Zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit. Shqiptarët kanë nevojë për mundësi dhe punë. Shqipëria ka nevojë për taksa të ulëta, punësim, investime, incentivim të konsumit. Taksa e sheshtë 9%, lehtësim për sipërmarrjen.

Së bashku mund t’ia dalim! E ardhmja është ajo e Shqipërisë në Punë!!”, shkruan Tabaku./m.v. abcnews.al

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/vb.543904035697566/595839714416577/?type=2&theater

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!