Jorida Tabaku: PD dhe LSI 400 vota përpara në degën 2 për herë të parë pas 12 vitesh

schedule16:02 - 26 Prill, 2021

schedule 16:02 - 26 Prill, 2021

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se PD ka rikuperuar të paktën 2800 vota  krahasuar me vitin 2017 në qendrën e numërimit në shkollën Hoxha Tahsin.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të kësaj shkolle, Tabaku deklaroi se koalicioni opozitar kryeson në degën 2 për herë të parë pas 12 vitesh ku PD dhe LSI janë të paktën 400 vota përpara.

“Jorida Tabaku: Jam këtu në degën numër 2, në shkollën “Hoxha Tahsin”, ku po vazhdon numërimi dhe nuk ka patur asnjë moment pushimi. Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017.

Koalicioni opozitar në degën 2 këtu kryeson për herë të parë pas 12 vitesh.  Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara.

Trendi do të vazhdojë të jetë i njëjtë. Kemi 40% rritje në secilën prej kutive të votimit që kemi numëruar deri tani dhe besoj siç e shikoni të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, numëruesit, vëzhguesit, janë këtu në krye të detyrës të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që Shqipëria të fitoj, Tirana të fitojë”, deklaroi Tabaku./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!