Jorida Tabaku: 80% e dëshmitarëve kanë përgjegjësi për aferën e inceneratorëve

schedule15:41 - 18 Shkurt, 2022

schedule 15:41 - 18 Shkurt, 2022

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryetarja Jorida Tabaku deklaroi se : 80% e dëshmitarëve kanë përgjegjësi për këtë aferë. Tabaku tha se Antoneta Dhima nuk e ka nisur shkresën për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë por do ta nisë ajo si Kryetare e Komisionit.

“E kemi vendosur përgjegjësinë dhe peshën politike, njëkohësisht dhe peshën e ligjit tek SPAK për të vepruar. Faktet që po paraqiten këtu, kanë bërë që kushdo të dëgjojë se çfarë ka ndodhur me aferën e inceneratorëve. Dhe me përgjegjësi të plotë e them, në 80% të rasteve të dëshmitarëve të cilët ne kemi thirrur, kanë përgjegjësi për aferën e inceneratorëve.

Zonja Dhima nuk e nisi shkresën për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë por unë do ta nis atë si Kryetare e Komisionit. Më vjen keq që PS nuk bie dakord të zbatojë ligjin sepse unë e di që jam në anën e ligjit, dhe i kërkoj anëtarëve të Komisionit që ditën e hënë, ora 10.00 të rimblidhemi për zonjën Arjola Kodra dhe të presim 48 orëshin për njoftimin sepse tha se nuk e ka marrë akoma njoftimin për mbledhjen e sotme. E konsiderojmë këtë njoftimin e tretë dhe më pas do të zbatojmë ligjin për shoqërimin e saj”, tha Tabaku.

Kujtojmë se ditën e sotme në SPAK janë thirrur për të dëshmuar kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi dhe deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!