Hap i madh për Enea Jorgjin, i cili është ngjitur në kategorinë e parë nga Komiteti i Arbitrave të UEFA-s. Tashmë ai mund të drejtojë ndeshje të një rëndësie të madhe.
“Jorgji ka të drejtën të jetë arbitër në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.
Arbitrat e kategorisë së parë nuk mund të drejtojnë vetëm ndeshje të fazës finale të një kampionatit Europian apo kampionati Botëror”, shkruan FSHF mes të tjerash. Jorgji është i pari shqiptar që arrin në këtë nivel të arbitritmit ndërkombëtar. / abcnews.al