Jorgji fat për Interin, zikaltërit vazhdojnë rrugëtimin në Champions

schedule18:31 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 18:31 - 10 Dhjetor, 2019

Arbitri shqiptar, Enea Jorgji, drejtoi takimin mes Barcelonës U-19 dhe Interit U-19, sfidë e vlefshme për UEFA Champions League.

Interi kërkonte me doemos fitoren në këtë sfidë që të kualifikohej nga faza e grupeve, ndërsa Barcelona nuk kishte asnjë mundësi kalimi në fazën tjetër.

Zikaltërit e vegjël triumfuan me rezultatin 2-0 dhe Enea Jorgji bëri një arbitrim thuajse perfekt. Golat për Interin u shënuan nga Oristiano në minutën e 42-të dhe Youte Kinkoe në sekondat e fundit të sfidës.

Interi dhe Borussia Dortmund U-19 kualifikohen nga faza e grupeve, me nga 12 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!