Jorge Mendes nxeh Messin: Topi i Artë, një padrejtësi! Ja si e fitonte CR7

schedule11:52 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 11:52 - 17 Dhjetor, 2019

Lionel Messi fitoi për të gjashtën herë “Topi i Artë”, ndërkohë që ka pasur nga ata që mendonin se argjentinasi nuk e meritoi diçka të tillë. Shumëkush mendonte se Virgil Van Dijk, me triumfin në Champions Leagu, duhet ta fitonte atë trofe.

Normalisht fansat e Cristiano Ronaldos dëshironin ta merrte portugezi, i cili as që shkoi në ceremoni. Një koment e ka bërë edhe menaxheri i fuqishëm, Jorge Mendes. “Topi i Artë, që iu dha Messit, ishte një padrejtësi. Cristiano do ta fitonte nëse do të luante te Reali”, ka deklaruar Mendes.

Ronaldo e ka fituar “Topin e Artë” pesë herë deri më tani, herën e parë me Manchester United dhe më pas katër herë me Real Madrid. Së bashku me Messin, ata e kanë kthyer trofeun që jepet nga “France Football” në një garë dyshe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!