Portugezi nuk do të jetë pa Champions League.
Sipas Fabrizio Romano, Cristiano Ronaldo nuk po heq dorë nga dëshira e tij për t’u larguar nga Manchester United. Agjenti portugez Jorge Mendes është duke zhvilluar takime me Bayern Munich dhe Atletico Madrid për një transferim të mundshëm të klientit të tij.
Romano shtoi se bindja e tyre për të nënshkruar me sulmuesin 37-vjeçar do të jetë shumë e vështirë, veçanërisht pasi drejtuesit e të dy klubeve kanë konfirmuar publikisht mosinteresimin e tyre.
Portugezi më në fund i është bashkuar stërvitjeve me United pasi humbi të gjithë parasezonin. Erik ten Hag konfirmoi se lojtari është larg formës së tij më të mirë. Si sulmues, klubi është në një pozicion mjaft të pasigurt. Mason Greenwood është suspenduar, Edinson Cavani është larguar dhe vetëm Anthony Martial dhe Ronaldo janë në skuadër.
Nëse Cristiano Ronaldo largohet nga skuadra, atëherë Djajtë e Kuq do të duhet të kërkojnë urgjentisht një sulmues të ri. /abcnews.al