Milani kërkon një sulmues, ndërkohë që sikurse dihet po bisedohet me Zlatan Ibrahimovic për rinovimin e kontratës edhe për sezonin e ardhshëm.
Së fundmi ka dalë në skenë një tjetër emër i njohur dhe ai është Diego Costa. Braziliani që ka luajtur me kombëtaren spanjolle, pritet të largohet nga Atletico Madrid.
Para pak ditësh atij iu publikua një mesazh ku thuhej se e ardhmja e tij ishte në Milano. Interi nuk mund të jetë një opsion për shkak të përplasjeve që ka pasur te Chelsea me trajnerin Antonio Conte.
Tuttosport raporton se menaxheri i tij, Jorge Mendes, po tenton ta transferojë Costën te Milani. 31-vjeçari nuk ka shkëlqyer në Spanjë, pasi ka shënuar vetëm pesë gola sezonin e fundit. / abcnews.al