Jorge Mendes kërcënon Barçën me largimin e Fatit nëse nuk starton

schedule16:31 - 27 Tetor, 2022

schedule 16:31 - 27 Tetor, 2022

Agjenti i Ansu Fatit, Jorge Mendes, i ka dërguar një paralajmërim Barcelonës se sulmuesi mund të largohet nga klubi verën e ardhshme nëse vazhdojnë ta mbajnë atë në stol, sipas gazetarit të respektuar Alfredo Martinez.

Fati ka startuar në vetëm 3 nga 16 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon. Xavi preferon ta nisë nga pankina.

Megjithatë, i riu arriti të shënojë tre gola dhe të japë tre asistime.

Ka shumë klube të gatshme për të përfituar nga mundësia e nënshkrimit të Fatit në vitin 2023. Spanjolli konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të brezit të tij.

Megjithatë, jo gjithçka kaq e thjeshtë. Barça mund ta lërë Fatin të shkojë vetëm për shumë para, pasi lojtari ka një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh dhe kontrata e tij përfundon vetëm në vitin 2027. /G.D abcnews.al/