Agjenti i Ansu Fatit, Jorge Mendes, i ka ofruar klientit të tij më shumë se katër klubeve të Premier League, duke përfshirë Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Newcastle, sipas The Sun.
I vetmi interes për 20-vjeçarin vjen nga Anglia. Lojtari dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Ai është gati të luftojë për vendin e tij në njëmbëdhjetëshen startuese.
Klubi mund të konsiderojë shitjen e Fatit në verë. Joan Laporta më herët pranoi se një nga sulmuesit e skuadrës “ndoshta do të duhej të largohej”.
Ansu Fati ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 37 paraqitje për katalanasit këtë sezon. /G.D abcnews.al/
Burimi: The Sun