“ABC-ja e Mëngjesit” sot i ishte dedikuar artit. Në një lidhje “skype” nga teatri i Korçës, “Andon Zako Çajupi”, ishin Hektor Leka, Zhuliana Jorganxhi dhe Dorina Leka, të cilët folën për një event të veçantë që do të zhvillohet nesër e që do t’i dedikohet pikërisht familjes Jorganxhi, familje e jashtëzakonshme, që ka muzikantë e poetë.
“Ne jemi këtu sepse në bashkëpunim me bashkinë e Korçës e qendrën e Kulturës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, nesër këtu do të zhvillohet një event për familjen Jorganxhi. Të cilën ma kërkua para një viti, kur ishim me Zhulianën këtu në këtë sallë ku i thanë çmimin e qytetarisë së nderit të Korçës. Me këtë rast do të dalin në skenë disa personazhe, e vetmja surprizë që po prezantoj është vajza e Gjergjit, Dorina. Do të ketë edhe shumë të ftuar në sallë dhe skenë.
Gjithçka do të jetë e bërë mes intervistave dhe projeksioneve. Besoj se do të jetë diçka shumë e bukur për të qytetarinë shqiptare, sepse është hera e parë që bëhet një event i tillë mbi familjen Jorganxhi”, shprehet Hekori.
Hektori shtoi se para se t’i propozohej ky event, ai e kishte menduar diçka të tillë më parë.
“Unë e kisha menduar edhe më parë një gjë të tillë dhe në atë periudhë që ndodhi ky propozim nga bashkia, unë po bëja një dokumentar mbi nënën time Rozmari Jorganxhi, bazuar mbi 400 e disa faqe dorëshkrim që ka lënë. Edhe në atë rast duke biseduar me drejtuesit këtu në Korçë, më thanë pse nuk bën ndonjë gjë për familjen Jorganxhi. Edhe atëherë me shumë dëshira iu fut punës, mblodha materialet e duhura, për fat kemi edhe një arkivë personale që ka shumë gjëra. Kështu u realizua ky event që besoj se kjo sollë do të jetë e mbushur plot, ndërsa kërkesa është dhe më e madhe”, shtoi ai.
Zhuliana Jorganxhi për shkak të emocioneve të forta, nuk mund të thoshte më shumë se ndjehet e lumtur dhe emocionuar për këtë event.
“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë event të madh (shpërthen në lot)” Jorganxhi.
Dorina Leka, i cila edhe pse prej disa kohësh e ka lënë mënjanë muzikën, për t’iu përkushtuar programimit, u shpreh se ndjehet krenare që do të marrë pjesë.
“Unë është hera e parë që do të këndoj në Korçë, pas shumë vitesh, e kam lënë icik muzikën për të bërë një karrierë tjetër si programuese. Jam rritur me gjyshërit edhe mami Rozi më ka dhënë dashurinë për muzikën, por gjyshi me ka dhënë dashurinë për shkencën, ndaj këto dy gjëra kanë shkuar bashkë në jetën time. Por kur më thanë për këtë event, edhe pse nuk bën më muzikë si përpara, jam shumë krenare që të jem këtu” tha ajo.
Hektor Leka në fund thheksoi faktin se familja Jorganxhi nuk ka pasur asnjë respekt nga institucionet shqiptare.
“Mund të them edhe diçka. Familja jonë, nëse do të flas për respektin që ka pasur nga institucionet shqiptare, mund të them që ka qenë nën zero. Nëna ime, Rozmari Jorganxhi, vdiq me 200 milek të vjetra pension. Kur ka dal në pension, nuk kishte asnjë titull” tha Leka.r.t/abcnews.al