Pushtimi izraelit i Gazës ka shkatërruar dekada punë për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez dhe i ka vënë zjarrin “të gjithë rajonit”.
Kështu u shpreh tha ministri i Jashtëm i Jordanisë për CNN.
“Izraeli nuk po prodhon siguri për veten e tij me vrasjen e palestinezëve të pafajshëm”, tha ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi.
“Po e vë përsëri në zjarr të gjithë rajonin dhe ka shkatërruar punën e palodhur që shumë kishin bërë gjatë dekadave për t’u siguruar që ne të arrijmë në një përfundim paqësor të këtij konflikti. Izraeli kishte “vrarë çdo përqafim të paqes në rajon” dhe lufta e tij kundër Hamasit i kishte shtyrë marrëdhëniet rajonale për më shumë se 30 vjet, tha Safadi.
Qeveria jordaneze kishte qenë në bisedime me Izraelin për shkëmbimin e energjisë diellore me energji, por këto diskutime tani janë ndalur sepse njerëzit “nuk shohin ndonjë vlerë” në trajtimin e Izraelit ndërsa ofensiva e tij tokësore në Gaza vazhdon, tha Safadi./abcnews.al