Jordania: Lufta në Gaza mund të sjelli pasoja në të ardhmen

schedule21:13 - 19 Tetor, 2023

schedule 21:13 - 19 Tetor, 2023

Ministri i Jashtëm jordanez shprehu shqetësimin e tij se më e keqja mund të mos ketë përfunduar ende në luftën e Gazës, pasi iniciativat që synojnë de-përshkallëzimin e krizës nuk kanë dhënë fryte deri më tani.

Në një konferencë për shtyp që dha me shefen e diplomacisë gjermane, Analena Berbock, Ayman al-Safadi paralajmëroi “efektet katastrofike” të luftës dhe theksoi se është e domosdoshme parandalimi i përhapjes së krizës në rajonin e gjerë.

“Shkatërrimi do të ketë pasoja të dhimbshme në të ardhmen,” tha ministri i jashtëm jordanez, duke theksuar se përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund armiqësive nuk kanë dhënë rezultat.

“Vendimi për t’i dhënë fund luftës nuk është i yni, është i Izraelit. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për t’i dhënë fund”, theksoi ai.

Ayman al-Safadi tha se mbretëria e Jordanisë do të parandalonte “me çdo mjet të mundshëm” zhvendosjen masive të palestinezëve që do të çonte në ndryshime demografike ose gjeografike në rajon. “Ne nuk do ta pranojmë një zgjidhje të tillë. Është një vijë e kuqe dhe nënkupton një luftë të re”, theksoi ai.

Konflikti ka rindezur shqetësimet në Jordani, shtëpia e miliona refugjatëve palestinezë, se çdo përshkallëzim i mëtejshëm do t’i jepte Izraelit mundësinë për të vazhduar me një dëbim masiv të palestinezëve nga Bregu Perëndimor i pushtuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!