Jordania bën thirrje për presion ndaj Izraelit për të parandaluar një pushtim tokësor në Rafah

schedule14:22 - 22 Prill, 2024

schedule 14:22 - 22 Prill, 2024

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, u ka bërë thirrje vendeve që të bëjnë presion ndaj Izraelit për të parandaluar një pushtim tokësor të Rafahut në jug të Gazës.

“Të gjithë duhet të rëndojnë Izraelin për ta parandaluar atë të sulmojë Rafahun. Një sulm i tillë do të ishte një masakër tjetër. Safadi shtoi se “radikalët në qeverinë izraelite po shtyjnë një shpërthim në Bregun Perëndimor”, shkroi ai në X të hënën.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në fillim të muaji prill se një datë për një ofensivë tokësore në Rafah është caktuar dhe se “hyrja në Rafah” ishte e nevojshme për një “fitore të plotë ndaj Hamasit”.

Rafah, në pjesën më jugore të enklavës së rrethuar, është vendi ku rreth 1.5 milionë palestinezë vlerësohet të jenë strehuar pasi kanë ikur nga luftimet në veri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!