Jonida Vokshi më krenare se kurrë për të shoqin, filmi i tij fiton çmimin e rëndësishëm

schedule08:53 - 8 Shkurt, 2021

schedule 08:53 - 8 Shkurt, 2021

Jonida Vokshi është mëse krenare për bashkëshortin e saj, Besnik Krapi dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi. Filmi i tij është vlerësuar me çmimin e rëndësishëm “Special Jury” në “International Film Festival Rotterdam 2021”.

E entuziazmuar, moderatorja ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet: “Urimeeeee ‘Looking for Venera’ fiton çmimin Special Jury, në International Film Festival Rotterdam 2021! Jam shumë e lumtur për ty shpirt. Mos u ndalshin më çmimet tani! Urime të gjithë ekipit.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Kujtojmë që Jonida dhe Besniku prej muajsh po shijojnë periudhën më të ëmbël të jetës së tyre pas ardhjes në jetë të vajzës, Emi. Dyshja janë shumë aktivë në rrjete sociale dhe ndajnë shpesh momente me të voglën e tyre që po rritet dita ditës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!