Pak ditë më parë, u konfirmua lajmi se Jonida Vokshi do të prezantojë “Big Brother VIP Kosova” krah Alaudin Hamitit. Sezoni i parë i spektaklit në Kosovë pritet të nisë këtë vjeshtë dhe çmimi i madh do të jetë plot 200 mijë euro.
Ndërkohë, edhe vetë Jonida nuk ka nguruar që ta postojë lajmin në profilin e saj personal në Instagram. Mirëpo, mes shumë komenteve, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është i moderatores Arbana Osmanit.
“Suksese, zemër”, ka shkruar kjo e fundit shoqëruar me disa emoji.
Kujtojmë që më herët Aludini ka treguar se Arbana është befasuar kur ka mësuar se “Big Brother VIP” do të fillojë edhe në Kosovë./abcnews.al