Jonida Shehu rezulton pozitive me Covid-19, tregon gjendjen shëndetësore

schedule17:48 - 9 Shkurt, 2021

schedule 17:48 - 9 Shkurt, 2021

Jonida Shehu nuk i shpëtoi dot koronavirusit. Gazetarja e emisionit qëndror të lajmeve në Abc, “Radari Informativ” ka zbuluar ditën e sotme se ka rezultuar me Covid-19 dhe për këtë arsye i duhet të qëndrojë dy javë e izoluar, siç e kërkon protokolli.

Lajmin e bëri me dije përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka treguar dhe simptomat që po kalon. “Sot rezultova pozitiv për Sars Cov 2. Nisi si një dhimbje shpatullash dhe shpine, sot kaloi si dhimbje koke dhe pak temperaturë.

Nuk do të jem në ekran, as në television ditët në vazhdim. Po nis dhe unë karantinën 2 javore, më uroni fat. Love you all. Shihemi shpejt.”, shkruan Jonida. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!