Jonida Shehu: 10 vite me qenin, më e vështirë me ardhjen e vajzës në jetë

schedule12:33 - 7 Shkurt, 2021

schedule 12:33 - 7 Shkurt, 2021

E ftuar në emisionin e sotëm te “Enxhi në botën e kafshëve” ishte moderatorja Jonida Shehu. Ajo foli për qenushen e saj Labrador, që ka 10 vite që e ka në familjen e saj.

E pyetur se si ka ndryshuar jeta e saj me ardhjen e Kristalit në jetë, impenjimi dhe për një qen, marrëdhënia e së bijës me qenin, ajo u shpreh: “Unë kam 10 vite me Erën. Me ardhjen e Kristalit në jetë para 5 vitesh, ka qenë dhe më e vështirë impenjimi. U desh që ta largonin 3 muaj qenin te mamaja ime, dhe më pas kur e sollëm në shtëpi ishte një çoroditje.

Ishte e vështirë për mua si një nënë e re, në një krah bebi dhe në anën tjetër të të duhet t’i bësh xhiro qenit, t’i përkushtohesh, të kujdesesh dhe për bebin. Kafshët duan impenjim. Sot Kristali luan me Erën, madje më duhet të mbroj qenin nga Kristali sot.”, u shpreh me të qeshur Jonida. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!