Jonida merr urimin më të veçantë për ditëlindje nga Elvana

schedule15:44 - 11 Prill, 2022

schedule 15:44 - 11 Prill, 2022

Jonida Vokshi dhe Elvana Gjata janë prej vitesh shoqe të ngushta. Sa më shumë vitet ikin dhe shoqëria e tyre bëhet gjithmonë edhe më e ngushtë.

Sot, Jonida feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga Elvana, e cila ka postuar në Instagram një foto të aktores.

“Gëzuar ditëlindjen buzëqeshjes më shkëlqyese dhe zemrës më të pastër”, ka shkruar ajo krah fotos së Jonidës.

Vajzat janë shoqe që nga koha e fakultetit. Madje, kur aktorja u martua, Elvana kurorëzoi dashurinë e saj me Besnikun në altar./abcnews.al