TIRANË- Joni Keta është zgjedhur kreu i ri i BKH. Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me 11 vota pro propozimin e SPAK.
Joni Keta, 37 vjeç, ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin e kreut të komanduar të këtij institucioni.
Drejtueses së mëparshme të BKH Aida Hajnaj i mbaroi mandati në gusht të këtij viti.
Joni Keta arriti të fitonte në garën me 7 kandidatët e tjerë që kishte përballë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano. /abcnews.al/
LEXO EDHE: KLP votoi me unanimitet kreun e ri të BKH/ Profil, kush është Joni Keta

