Jona Spahiu tregon mes emocionesh momentin e ndarjes nga jeta të babait: Ç’më thanë mjekët e urgjencës

schedule22:24 - 17 Mars, 2021

schedule 22:24 - 17 Mars, 2021

Jona Spahiu ka qenë njëra prej protagonisteve të mbrëmjes së sotme në programin “E ardhmja është vajzë”, përballë Eriola Cangës, agjente imobiliare e Century21. Vajzat kanë rrëfyer për autoren dhe moderatoren e programit, Ermira Causholli, detaje nga jeta e tyre, si historitë e suksesit, sfidat që kanë kaluar dhe siç është tashmë traditë në program, kanë ndërruar edhe profesionet me njëra-tjetrën.

LEXO EDHE: Jona Spahiu: Pak rëndësi ka se nga vjen, rëndësi ka destinacioni yt

Pikërisht në rubrikën “Në Mundsh”, ku protagonistet flasin për vështirësinë e jetës, Jona ka treguar për ndarjen nga jeta të babait të saj, edhe pse prej kohësh moderatorja të tilla rrëfime nuk i ka bërë, pasi i dukej sikur kërkonte një ndjenjë mëshire të panevojshme. Megjithatë, Spahiu tha se i ati është larguar nga jeta kur ajo ka qenë 18 vjeç, ndërsa fakti që në kohën e komunizmit ka bërë 24 vite burg politik, e nxiste që të ishte i pranishëm për familjen e tij 1 milionë %.

Jona tregoi se ai ishte ndarë nga jeta për shkak të një ishemie të dytë, ndërsa një episod i ngjashëm i kishte ndodhur 2 vite më parë, gjë që nuk e kishte ndaluar të ringrihej dhe të frymëzonte vajzat e tij.  Kur i kishte ndodhur episodi fatal, moderatorja tregon se kishte bërë gjithçka që t’i merrte një mjek neurolog për ta ndihmuar: “Mjekët e urgjencës thanë se ishte një helmim i thjeshtë, por unë e dija që diçka nuk shkonte dhe kam shkuar në neurologë të ndryshëm, për ta marrë njërin në shtëpi. Unë me këmbëngulje e mora doktorin vetë, me taksi, dhe ai me një cinizëm që nuk e kam kuptuar kurrë, na tha që gjithçka do të shkojë mirë, për një njeri që të nesërmen vdiq”.

Duke u përballur me një humbje kaq të madhe, bashkë me mamanë dhe motrën, Jona tha se iu desh të përballej edhe me komentet pas rikthimjt vetëm pas 1 jave në televizion, se përse nuk mbante të veshura rrobat e zeza. E pavarësisht të gjjthave, moderatorja thotë se kjo vështirësi kishte bërë që të gjente një forcë të cilën nuk mendonte se e kishte për të përballuar gjërat./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!