Vazhdon të fitojë filmi “Joker” i Tod Filips me Hoakin Feniks. Një sukses publiku dhe kritike, që deri tani ka fituar më shumë se 788 milion dollarë në të gjithë botën.
Bëhet fjalë për filmin e ndaluar për minorenët, me më shumë fitime në histori. Feniks ndërkohë ka treguar atë që sipas tij është skena më e mirë e filmit: ajo nuk është montuar në versionin përfundimtar, dhe sipas politikës së Tod Filips nuk do të publikohet asnjëherë. /ABC News Albania 24/7