Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Johnson zotohet t’i japë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit

schedule18:43 - 19 Prill, 2022

schedule 18:43 - 19 Prill, 2022

Ndërsa luftimet janë ndezur në Ukrainë, kryeministri britanik Boris Johnson tha se prioritetet e qeverisë në MB duhet të jenë afatgjata pasi vendi po përballet me goditje të vazhdueshme ekonomike, për shkak të agresioni rus.

Johnson tha se ka në plan të lehtësojë familjet britanike nga çmimet e faturave të energjisë.

Ai theksoi se mbështetja e qeverisë për familjet në vështirësi do të ndihmojë për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit dhe për të siguruar që energjia të jetë më e lirë në një plan afatgjatë.



Ndër të tjera kryeministri britanik u zotua të bëjë energjinë britanike më të gjelbër, më të përballueshme dhe më të sigurt, duke ndërtuar reaktorë të rinj bërthamorë dhe duke u bashkuar me aleatët për të “përballur agresionin e Putinit”./abcnews.al/.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!