“Një marrëveshje për një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë “nuk do të ishte e mjaftueshme që Mbretëria e Bashkuar të heqë sanksionet kundër Rusisë”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson, sipas skynews
“Duhet të rrisim presionin ndaj Putinit si përmes masave masave të mëtejshme ekonomike ashtu edhe duke ofruar ndihmë ushtarake për t’u siguruar që Rusia të ndryshojë plotësisht kursin.”
Zëdhënësi i kryeministrit tha gjithashtu se ai nuk e dinte se çfarë roli kishte luajtur pronari i Chelsea, Roman Abramovich gjatë bisedimeve të paqes mes negociatorëve ukrainas dhe rusë në Stamboll, ditën e sotme.
Janë zhvilluar disa raunde bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë, por ende nuk është arritur një marrëveshje për një armëpushim.
/abcnews.al