Boris Johnson ka falenderuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për udhëheqjen dhe miqësinë e tij gjatë një telefonate këtë pasdite, teksa largohet nga detyra si kryeministër i Britanisë së Madhe.
“Kryeministri e bëri të qartë se ai besonte se presidenti Zelensky dhe njerëzit e tij mund dhe do ta fitojnë luftën në Ukrainë. Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për besimin tek Ukraina dhe populli I saj dhe u përditësua për përparimin e fundit të forcave të tij të armatosura në jug të vendit”, tha një zëdhënës i Johnson, sipas The Guardian.
Johnson tha se ishte i bindur se forcat e Ukrainës mund të vazhdonin të kishin sukses në zmbrapsjen e forcave ruse dhe se Mbretëria e Bashkuar mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj.
“Kryeministri i tha Presidentit Zelensky se kishte qenë i privilegjuar të punonte me të dhe ta mbështeste dhe udhëheqësit ranë dakord të qëndronin në kontakt të ngushtë si miq”, shtoi zëdhënësi. /abcnews.al