Johnson: Të gatshëm për të vendosur saksione shtesë kundër Rusisë

schedule11:48 - 1 Mars, 2022

schedule 11:48 - 1 Mars, 2022

Gjatë një konferencë për shtyp në Poloni, Boris Johnson ka theksuar se Vladimir Putin ka nënvlerësuar “dëshirën pasionante” të popullit ukrainas për të mbrojtur vendin e tyre, shkruan BBC

Ai vlerëson gjithashtu udhëheqjen dhe guximin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili thotë se ka mobilizuar vendin e tij dhe botën në mes të pushtimit rus. Sipas Johnson, Putin ka nënvlerësuar gjithashtu “unitetin dhe vendosmërinë” e Perëndimit, duke thënë se do të vazhdojë presionin ekonomik mbi Rusinë përmes sanksioneve.

Kryeministri britanik gjithashtu tha se qeveria do të rrisë sanksionet kundër Rusisë për sa kohë sa të jetë e nevojshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!