Johnson: S’ka asnjë përparim të dukshëm nga forcat ruse në Donbas

schedule12:10 - 27 Maj, 2022

schedule 12:10 - 27 Maj, 2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se nuk ka përparim të dukshëm të forcave ruse në rajonin Donbas të Ukrainës, sipas BBC.

“Kam frikë se Putini, me një kosto të madhe për veten dhe ushtrinë ruse, po vazhdon të pësojë humbje në Donbas”, tha ai në një intervistë me Bloomberg këtë mëngjes.

“Përparimi i forcave ruse është i ngadaltë dhe prandaj është absolutisht jetike që ne të vazhdojmë të mbështesim ushtarakisht ukrainasit.”

Johnson tha se ukrainasit kanë nevojë për më shumë armë, duke përfshirë sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ne të mos mos humbasin vigjilencën për shkak të heroizmit të jashtëzakonshëm të ukrainasve për tërheqjen e trupave rusë nga Kievi,” shtoi Johnson.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!