Johnson: Së bashku mund të shmangim pushtimin e Ukrainës

schedule08:22 - 19 Shkurt, 2022

schedule 08:22 - 19 Shkurt, 2022

Boris Johnson u ka kërkuar liderëve perëndimorë që të tregojnë unitet përpara bisedimeve për krizën në Ukrainë. Aleatët perëndimorë kanë paralajmëruar se Rusia mund të pushtojë Ukrainën, me mbi 130,000 trupa që ka vendosur tashmë pranë kufirit.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar vendin, duke akuzuar Perëndimin për “histerizëm”. Moska ka deklaruar se po kryente stërvitje ushtarake dhe se disa trupa ishin zhvendosur në bazat e tyre gjatë ditëve të fundit.

Por fuqitë perëndimore thanë se nuk kishte prova për tërheqjen e trupave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!