Johnson njofton planin e masave lehtësuese: Shkollat mund të hapen në 1 Qershor

schedule20:22 - 10 Maj, 2020

schedule 20:22 - 10 Maj, 2020

Kryeministri britanik Johnson në një komunikim për publikun ka njoftuar masat lehtësuese, në atë që cilësohet si “faza 2” e pandemisë.

Kryeministri thotë kjo fazë ka të bëjë me rihapjen e dyqaneve dhe kthimin e mundshëm të nxënësve në shkolla më 1 Qershor.

“Unë kam një plan të qartë për pandeminë, e cila është dhe më e mira për britanikët. Do të shikojmë që të mund të hapim shkollat më datë 1 qershor. Së shpejti do të jetë udhëzime për hapjen e transporteve. Së shpejti do të japim edhe udhëzimet për hapjen e dyqaneve. Do rikthejmë masat nëse virusi njeh shpërthime të reja”, tha Johnosn.

Johnson po ashtu ka deklaruar se karantinimi do të jetë i detyruar për të ardhurit nga jashtë. Pavarësisht lehtësimit të masave, kryeministri thotë se qeveria “nuk do të hezitojë të vërë frenat” nëse ka shpërthime të mëtejshme të virusit.

Kryeministri u shpreh se duke nisur nga dita e hënë, ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të inkurajohen që të shkojnë në punë.

Boris Johnson thotë se ka edhe më shumë për të bërë, duke theksuar se hapja do të jetë graduale dhe se masat po modifikohen.

Johnson falënderoi përpjekjet deri më tani, duke vlerësuar “durimin” e qytetarëve të vendit. Mbretëria e Bashkuar “do të ndryshohet nga kjo përvojë”, thotë ai, por kryeministri beson se “ne mund të jemi më të fortë se kurrë më parë”. /abcnews.al