Boris Johnson iu drejtua sot me një mesazh parlamentit të Ukrainës. Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme si pjesë e një pakete mbështetjeje prej 300 milionë paund, sipas BBC.
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketa kundër anijeve Brimstone dhe sisteme anti-ajrore Stormer, së bashku me automjete të blinduara, për të evakuuar civilët nga zonat më të rrezikuara dhe për të mbrojtur zyrtarët.
Paketa do të përfshijë radarë për të identifikuar artilerinë që bombardon qytetet ukrainase, drone dhe mijëra pajisje për shikim natën, shtoi Johnson. Ai tha se miratimi i paketës do të ndihmojë në qëllimin afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për të “fortifikuar Ukrainën në mënyrë që askush të mos guxojë t’i sulmojë përsëri”.
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë gjithashtu 13 automjete të blinduara në Ukrainë për të evakuuar civilët nga zonat në lindje të vendit. Flota e automjeteve, me vlerë 660,000 paund, do të dërgohet në Ukrainë pas kërkesës së qeverisë së Ukrainës.
/abcnews.al