Në një konferencë për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Suedinë, kryeministri britanik tha se është ironi që liderët e BE-së po detyrohen të diskutojnë mënyrën më të mirë për të forcuar mbrojtjen e përbashkët kundër mendjemadhësisë së një tirani të shekullit të 21-të, shkruan BBC.
Lexo edhe: Johnson firmos marrëveshje sigurie me Suedinë dhe Finlandën: Keni mbështetjen tonë në rast sulmi
“Kur Europa festoi Ditën e Fitores në 1945, një fitore e siguruar pjesërisht nga heroizmi i popullit rus, ne shpresonim se paqja në kontinentin tonë do të zgjaste,” tha ai.
Lufta e përgjakshme të Putinit kundër një kombi sovran i ka dhënë fund kësaj shprese, tha ai, dhe ka krijuar një realitet të ri me të cilin po përballemi së bashku.
/abcnews.al