Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ndodhet me pushime në Greqi. Ai është xhiruar së fundmi nga qytetaërt në një supermarket në zonën Nea Makri, teksa bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.
I veshur me një këmishë dhe xhaketë pa kravatë, ai bëri pazarin vetë në rrjetin e supermarketeve lokale dhe sipas informacioneve të protothema.gr, u përpoq të pyeste veten në gjuhën greke nëse një paketë kishte qumësht gjysëm të skremuar.
Madje, në një moment një nga qytetarët e ka përshëndetur dhe kryeministri me një humor miqësor ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.
Më tej, Johnson pagoi për produktet që bleu vetë dhe duke dalë u fut në një nga automjetet e tij të sigurisë që e priste jashtë supermarketit.
Kujtohet se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe një shtëpi të mrekullueshme fshati, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë.
Shtëpia është e ndërtuar me arkitekturën tradicionale dhe ka katër dhoma gjumi, tre tualete dhe një pishinë.
Vihet re se Boris Johnson është një adhurues i kulturës greke, ndërsa di dhe flet greqishten e vjetër./abcnews.al