Johnson: Ka prova që varianti i ri i Covid-19 është më vdekjeprurës se origjinali

schedule18:27 - 22 Janar, 2021

schedule 18:27 - 22 Janar, 2021

Varianti i ri i koronavirusit që u shfaq në Kent vitin e kaluar është më vdekjeprurës sesa origjinali. Lajmin e ka dhënë kryeministri britanik Boris Johnson në një komunikim për mediat.

Ai tha në një konferencë shtypi në Downing Street: “Tani duket se ka disa prova që varianti i ri – që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në juglindje, mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.”

Kreu i qeverisë në Britani shtoi se ndikimi i variantit të ri do të thotë presion më i madh për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor.

Johnson theksoi po ashtu se vendi ka në fuqi “paketën e duhur të masave” për t’u përballur me variantin e ri ndërsa shtoi se njerëzit duhet t’i zbatojnë në mënyrë që të kenë efekt.

The prime minister says he thinks the country has “the right package of measures” to deal with the new variant and people need to comply with them.

Sipas Johnson të gjitha provat aktuale tregojnë se të dy vaksinat Pfizer dhe Oxford, mbeten efektive edhe ndaj variantit të vjetër dhe këtij varianti të ri ‘, duke shtuar se 5.4 milionë banorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë tashmë dozën e tyre të parë. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!