Johnson & Johnson pritet të fillojë testimin tek fëmijët

schedule08:31 - 1 Mars, 2021

schedule 08:31 - 1 Mars, 2021

Pasi vaksina Johnson & Johnson ka treguar se është  e sigurt dhe efektive tek të rriturit, kompania do të fillojë studimet te fëmijët.

“Ne do të kryejmë disa studime për imunogjenitetin dhe sigurinë tek fëmijët nga 17 vjeç e deri te të porsalindurit,” tha Douoguih, pjesë e  komitetit këshillimor të CDC.

“Studimi tek adoleshentët, shpresojë të fillojë javën e ardhshme. Ne  gjithashtu do  të kryejmë një studim në gratë shtatzëna në tremujorin e dytë dhe të tretë drejt fundit të marsit, në fillim të prillit,” tha Douoguih.

Vaksina Johnson& Johnson ka marrë autorizimin emergjent për personat mbi 18 vjeç. Vaksina Pfizer / BioNTech është autorizuar për personat mbi 16 vjeç , dhe vaksina Moderna Covid-19 është autorizuar për personat mbi 18 vjeç.

Të dy vaksinat Moderna dhe Pfizer kanë filluar regjistrimin e fëmijëve në provat e vaksinave Covid-19./abcnews.al