Johnson & Johnson kërkon aprovim nga EMA për aprovimin e vaksinës kundër Covid-19

schedule17:38 - 16 Shkurt, 2021

schedule 17:38 - 16 Shkurt, 2021

Kompania farmaceutike Johnson & Johnson ka kërkuar aprovim të vaksinës së saj për koronavirusin  tek Agjencia Evropiane e Barnave. Pritet që kjo kërkesë të kalojë për vlerësim nga mesi i marsit.

Lajmin e bëri të ditur EMA të martën. Ndërsa Johnson & Johnson, të njëjtën lëvizje ka bërë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komiteti i Coreper për Medikamentet do ta vlerësojë vaksinën të njohur si ‘COVID-19 Vaksina Janssen’, sa më shpejt të jetë e mundur.

Komiteti mund ta japë mendimin e tij deri në mes të marsit, me kusht që të dhënat e ndërmarrjes për efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë e vaksinës të jenë mjaft gjithëpërfshirëse dhe të forta.

Kujtojmë se shërbimi kompetent i Bashkimit Evropian tashmë ka aprovuar vaksinat e Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca (sipas kushteve). sb/abcnews.al/