Johnson fton britanikët të marrin dozën e tretë të vaksinës anti Covid

schedule08:25 - 23 Tetor, 2021

schedule 08:25 - 23 Tetor, 2021

Vaksina anti-Covid është sfida më e madhe e të gjithë botës. Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të bëjnë dozën e tretë të vaksinës.

Johnson përmes një video të postuar në Twitter, ka bërë me dije rëndësinë e marrjes së dozës përforcuese të vaksinës anti Covid.

Sigurisht, është e vërtetë që pothuajse çdo i rritur në këtë vend ka marrë tashmë dozën e dytë ndaj fatmirësisht kemi filluar ti kthehemi normalitetit, por që një imunitet i tillë zvogëlohet me kalimin e kohës ndaj është e nevojshme doza përforcuese.

Ndër të tjera Johnson më pas kujtoi se i ftohti i dimrit ndihmon virusin, sipas tij doza e tretë është po aq jetike sa dy të tjerat dhe e vetmja mënyrë për të forcuar imunitetin./abcnews.al