Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se vendi do të kalojë krizën e koronavirusit nga mesi i vitit 2021, por ai i trembej një valë të dytë të pandemisë. Ai tha se të gjithë duhet të vaksinohen kundër gripit sezonal, për të parandaluar mbingarkimin e shërbimeve shëndetësore gjatë dimrit.
Mbretëria e Bashkuar ka fuqizuar masat kundër përhapjes së koronavirusit duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve, qendrave tregtare, në banka dhe institucione të tjera.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar gjithsej 298,731 raste me koronavirus, prej të cilëve 45,639 kanë vdekur./abcnews.al