Johnson bisedë telefonike me presidentin e EBA-së: Stabiliteti rajonal është i rëndësishëm për botën

schedule13:52 - 11 Gusht, 2022

schedule 13:52 - 11 Gusht, 2022

Kryeministri britanik Boris Johnson ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, shkruan The Guardian.

Ata thanë se bashkëpunimi midis dy vendeve për Ukrainën dhe stabilitetin rajonal ishte “shumë i rëndësishëm për botën”, sipas zëdhënësit të Johnson.

“Kryeministri vlerësoi suksesin e princit të kurorës për të sjellë prosperitet si për Emiratet e Bashkuara Arabe ashtu edhe për Gjirin në përgjithësi,” tha të enjten zëdhënësi i Doëning Street.

Johnson gjithashtu shprehu besimin e tij se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!