Johnny Depp nuk do të kthehet si “Pirati i Karaibeve”, fansat e duan dhe mbledhin firma

schedule17:15 - 28 Qershor, 2022

schedule 17:15 - 28 Qershor, 2022

Çdo shpresë që kishim për kthimin e kapitenit Jack Sparrow në zemrat tona ka humbur. Johnny Depp duket se ka konfirmuar se nuk do të kthehet në  ‘Pirates of the Caribbean’.

Një zëdhënës i Depp mohoi thashethemet se aktori do të rikthehej si kapiten Jack Sparrow. Thashethemet u shfaqën fillimisht në PopTopic duke pretenduar se aktorit i ishin ofruar rreth 301 milionë dollarë për t’u rikthyer.

Ky dukej se ishte një rikthim në padinë e Depp për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, ku ai tha se nuk do të kthehej edhe nëse do t’i ofroheshin 300 milionë dollarë.

Në çdo rast, një shumë e tillë do të ishte jashtëzakonisht joreale nëse mendohet se do të ishte më shumë se i gjithë buxheti për të realizuar një film.

Depp luajti për herë të fundit Sparrow në vitin 2017 për Pirates of the Caribbean: Salazar’s Revenge dhe është bërë pjesa qendrore e ekskluzivitetit të filmave.

Sakaq, kziston një peticion online i krijuar nga fansat që kërkojnë kthimin e tij në filmat e Piratëve të Karaibeve, i cili ka arritur në 875,000 nënshkrime, por kjo nuk ka gjasa ta bindë atë të ndryshojë qëndrim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!