Amber Heard është shprehur se nuk është e suprizuar që ish-burri i saj Johnny Depp humbi gjyqin kundër “The Sun”, pas një artikulli në të cilën e akuzonte aktorin se kishte dhunuar sistematikisht gruan e tij. Këshilltari i aktores tha për “Metro” se “ky vendim nuk ka qenë i befasishëm”,
“Shumë shpejt në do të paraqesim prova edhe më voluminoze në SHBA. Ne jemi të përkushtuar për të fituar dhe për të mbrojtur të drejtën e Znj. Heard”. Ndërkohë, nga ana tjetër avokatët e Depp synojnë të apelojnë vendimin e gjyqit të djeshëm. Depp vazhdimisht ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ishte ish-gruaja e tij që ka qenë e dhunshme me të.
Vendimi i gjykatës shihet si një fitore e ‘raundit të parë’ për Heard. Në korrik, Depp dhe ish-gruaja e tij patën një përballje dramatike tre-javore ligjore që zbuloi akuzat e shëmtuara të sulmit verbal dhe fizik, abuzimit të drogës dhe alkoolit dhe jetës private të trazuar për çiftin e famshëm. /abcnews.al