John Travolta dedikim partneres së ndjerë, ndan foton e rrallë të dasmës

schedule08:13 - 14 Tetor, 2020

schedule 08:13 - 14 Tetor, 2020

John Travolta ka ndarë një fotografi të vjetër me bashkëshorten e ndjerë, në përvjetorin e saj të 58-të. Tre muaj pasi Kelly Preston u nda nga jeta pas një betejë gati dy vjeçare me kancerin e gjirit, Travolta ka bërë një dedikim prekës në rrjete sociale, teksa ndau një foto të prindërve të tij si dhe një tjetër nga dita e tij e dasmës me partneren e ndjerë.

Gëzuar ditëlindjen zemër. Gjeta këtë foto nga dasma e mamasë dhe babait tim. ishte bukur të shihje edhe tonën së bashku me to. Dashuria ime, John”, ka shkruar aktori krahas postimit. John dhe Preston kanë dy fëmijë, Ella, 20 vjeç dhe Benjamin, 9. Çifti gjithashtu kishte dhe një djalë tjetër, që u nda nga jeta në moshën 16-vjeçare.

 

View this post on Instagram

 

Happy Birthday hon! I found this photo of my mom and dad‘s wedding. It was nice to see ours alongside theirs. All my love, John.

A post shared by John Travolta (@johntravolta) on

Preston u nda nga jeta në Korrik të këtij viti. Aktori konfimoir vdekjen e saj përmes një reagimi në rrjete sociale, krahas së cilti shkroi dhe disa fjalë të ndjera: “Jam zemërthyer që më duhet t’ju informoj se gruaja ime e bukur e humbi betejen 2-vjeçare me kancerin e gjirit. Lufta e saj ishte kaq kurajoze dhe kishte mbështetjen e të gjithëve.“, tha ndër të tjera ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!