John Terry kujton periudhën me Mourinho te Chelsea: Në fillim na tmerronte, por na rriti profesionalisht

schedule10:24 - 26 Prill, 2024

schedule 10:24 - 26 Prill, 2024

John Terry, ish-futbollist dhe kapiten i Chelseat, kujtoi sezonin e parë të Jose Mourinhos në klubin londinez, duke rrëfyer se lojtarët ishin “të tmerruar” pas konferencës së parë për shtyp të trajnerit portugez.

“Në fazën parasezonale të parë me Mourinhon, ne qëndruam në Angli për disa ditë para se të shkonim në Los Angeles. Seancat e para stërvitore ishin një mundësi e shkëlqyer për t’i bërë përshtypje, sepse të gjithë ishim të tmerruar me atë që dëgjuam në konferencën e tij të parë për shtypin. Ishim të gjithë të turbullt, u lidhëm me njëri-tjetrin. Nuk dinim çfarë të prisnim, ishte frikësuese të shihje se sa i sigurt ishte ai”.
Terry vlerësoi punën e Jose Mourinhos, që ndryshoi tërësisht mentalitetin te Chelsea.

“Më pëlqen mënyra se si ai krijoi mentalitetin e botës kundër Chelseat. Më kujtohet dita e parë e punës. Mendova se kam ardhur gjithmonë herët. Unë isha në mensë dhe ishte jashtë, në fushë, duke vendosur konet e stërvitjes dhe duke rishikuar atë që do të bënim në shënimet e tij. Ai na tha: Ne do të fitojmë kampionatin këtë vit”.

Ishte shumë e thjeshtë. Ai donte që ne të punonim shumë dhe më pas u tha mediave se lojtarët e tij ishin më të mirët në botë. Nuk na i kishin thënë kurrë këto gjëra. Na bëri të ndihemi shumë të veçantë”, vazhdoi Terry.

“Mënyra se si ai i analizoi kundërshtarët taktikisht ishte në një nivel që unë ende nuk e shoh sot. Ai është një gjeni absolut. I kam ditur emrat e të gjithë arbitrave, udhëzimet që ka dhënë kundërshtari për ekipin tonë, fëmijët e trajnerëve…”, tha ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!