Këngëtari i njohur, John Legend dhe modelja Chrissy Teigen, kanë 7 vite martesë dhe së shpejti priten të bëhen prindër për herë të tretë.
John ka zbuluar në një intervistë për “Cosmopolitan” se cili është çelësi i një martese të lumtur. Ai ka theksuar se komunikimi dhe të qenurit gjithmonë i vëmendshëm ndaj partnerit kanë qenë dy mënyrat që e kanë mbajtur të gjallë romancën e tij me Chrissy.
“Është e qartë, por të jesh me një njeri që të intereson vërtetë, respekti dhe shijimi i kohës kur jeni me njëri-tjetrin.
Mendoj se këto janë gjërat më të rëndësishme për një martesë të lumtur.Gjithashtu komunikimi, të qenurit i vëmendshëm, të dëgjosh partnerëve dhe të sigurohesh që nevojat e tyre të plotësohen”, tha John.
Ai gjithashtu tregoi se ndonjëherë bashkë me Chrissy-n bëjnë terapi për martesë të lumtur.
“Mendoj se çdo çift që është bashkë prej shumë vitesh, herë pas here mund të flasin me një të tretë për t’i ndihmuar me çdo gjë që i shqetëson”, u shpreh këngëtari. l.k/abcnews.al


