Presidenti amerikan Joe Biden ka premtuar që të ndihmojë palestinezët që humbën shtëpitë gjatë 11 ditëve të armëpushimit.
Në një konferencë për mediat për të shënuar vizitën e presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-in, Biden këmbënguli që SHBA do të qëndrojë e angazhuar për sigurinë e Izraelit.
Më tej, presidenti amerikan tregoi se planifikon që të ndihmojë palestinezët që të rindërtojnë jetën e tyre në Gaza, “për sa kohë që Hamasi që hodhi qindra raketa mbi Izrael, nuk do të jetë në gjendje të rindërtojë armatimet.”
“Unë jam i gatshëm të bëj së bashku dhe do të përpiqem të bëj së bashku, një paketë të madhe me kombet e tjera që ndajnë pikëpamjen tonë për të rindërtuar shtëpitë dhe, pa e ndihmuar Hamasin që të rindërtojë sistemet e tyre të armëve, do të rindërtojmë Gaza-n,” tha ai.
Joe Biden shtoi se palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë dhe ai është i gatshëm që t’i ndihmojë. sb/abcnews.al/