Joe Biden shton numrin e gafave gjatë fushatës: Kemi qenë në 54 shtete të SHBA-ve

schedule09:11 - 30 Tetor, 2022

schedule 09:11 - 30 Tetor, 2022

Presidenti Joe Biden bëri një gafë tjetër gjatë një fjalimi në Filadelfia, ku kishte shkuar të mbështeste kandidatin demokrat John Fetterman, sipas Daily Mail.

Presidenti 79 vjeçar iu tha të pranishmëve se administrata e tij ka përmirësuar kujdesin shëndetësor duke shtuar se ai kishte udhëtuar në 54 shtete për të ndaluar kompanitë farmaceutike që të rrisin çmimet e ilaçeve.

Shtimi i 4 shteteve është rasti i fundit në një varg të gjatë gafash që ka vijuar të ngrejnë shqetësime për shëndetin e Joe Biden, i cili është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së

Ai gjithashtu shqiptoi gabimisht emrin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak kur foli për të në një ngjarje Diëali, duke e quajtur atë ‘Rashee Sanook’.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Biden ka këmbëngulur se do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024.

/abcnews.al