Presidenti i SHBA, Joe Biden pritet të njoftojë planet për të blerë një shtesë prej 100 milion dozash të vaksinës Johnson & Johnson kundër Covid-19.
Kjo vaksinë është e vetmja që jepet me një dozë të vetme, ndërsa i jep SHBA më shumë furnizim.
Biden do të njoftojë se ai po drejton ekipin e tij të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore që të sigurojë doza shtesë gjatë një takimi me drejtuesit nga J&J dhe Merck , sipas dy zyrtarëve të administratës.
“Ky urdhër lejon që presidenti të planifikojë për të ardhmen dhe pjesën e fundit të vitit,” tha këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Andy Slavitt.
Biden tha këtë muaj se SHBA ishte në rrugën e duhur për të pasur doza të mjaftueshme vaksine për çdo të rritur në vend për t’u vaksinuar deri në fund të majit, pasi FDA miratoi për përdorim vaksinën J&J, e cila merret me një dozë të vetme. g.v/ abcnews.al