Joe Biden nuk ftoi Kinën dhe Rusinë në Samitin e Demokracisë, Kremlini: Po ndan botën

schedule17:46 - 24 Nëntor, 2021

schedule 17:46 - 24 Nëntor, 2021

Kremlini e konsideron Samitin e Demokracisë, të organizuar me iniciativën e presidentit amerikan Joe Biden, në të cilin Rusia dhe Kina nuk janë ftuar, si “ndarje” e botës dhe e përshkruan atë si përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të “përvetësuar” demokracinë.

Zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peshkov e përshkroi videokonferencën e 9-10 dhjetorit si  “përpjekje të SHBA-së për të krijuar vija të reja ndarëse” , duke theksuar se Rusia ishte kundër kësaj nisme.

“Nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të krijuar vija të reja ndarëse. Ne luftuam fort në fillim të viteve 1990 për të reduktuar dhe eliminuar vijat ndarëse, por sot Shtetet e Bashkuara preferojnë të krijojnë vija të reja ndarëse dhe t’i ndajnë vendet në të mira në perceptimin e tyre dhe të këqija në perceptimin e tyre,” tha Peshkov.

Ai gjithashtu shtoi se Uashingtoni po përpiqet t’u imponojë vendeve të tjera konceptin e vet të demokracisë dhe të përvetësojë fjalën. “Po përpiqen të përvetësojnë fjalën “demokraci”. Me fjalë të tjera, demokracia është e vetmja gjë që korrespondon me perceptimin e Uashingtonit”, tha Peshkov.  g.v/abcnews.al