Joe Biden në Ukrainë? Sirenat e alarmit dëgjohen në të gjithë vendin

schedule10:48 - 20 Shkurt, 2023

schedule 10:48 - 20 Shkurt, 2023

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në të gjithë Ukrainën,  pas thashethemeve për një vizitë të papritur të zyrtarëve të profilit të lartë në Kiev, për të cilën disa dyshojnë se mund të jetë presidenti i SHBA Joe Biden ose zëvendëspresidentja Kamala Harris.

Ndërkohë një delegacon i Izraelit ka mbërritur në Bucha për të vizituar një varr masiv të civilëve atje.

Ndërkohë shumë rrugë në Kiev janë bllokuar këtë mëngjes nga mediat lokale, duke nxitur spekulimet edhe më shumë. Gazetarja me bazë në Kiev, Olga Tokariuk tha se rrugët në qendër të qytetit janë të mbyllura  mes thashethemeve se një zyrtar i lartë perëndimor do të mbërrijë sot në Kiev.

Një gazetë, UkraineËorld, tha se ka “blloqe të mëdha trafiku” në Kiev këtë mëngjes, me disa zona në qendër të qytetit “të bllokuara për kalimin e një kolone”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!