Joe Biden “sulmon” Trump: Ideologjia e tij kërcënon demokracinë amerikane, duhet ta mbrojmë

schedule07:27 - 2 Shtator, 2022

schedule 07:27 - 2 Shtator, 2022

“Mbështetësit e agjendës së Donald Trump “Make America Great Again” (Maga) janë një kërcënim për demokracinë”, tha Presidenti Joe Biden.

“Forcat Maga janë të vendosura ta kthejnë këtë vend prapa”, tha ai në një fjalim në Pensilvani.

Republikani kryesor Kevin McCarthy reagoi duke thënë se Biden kishte “plagosur rëndë shpirtin e Amerikës”.

Fjalimet vijnë dy muaj përpara zgjedhjeve afatmesme, të cilat do të vendosin balancën e pushtetit në Uashington.

Presidenti demokrat mbajti fjalimin e tij të enjten mbrëma nga Salla e Pavarësisë në Filadelfia, ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së SHBA.

Ai zgjodhi temën e fushatës së tij 2020 për rikthimin e “shpirtit të Amerikës”.

Ai tha se nuk po dënonte të gjithë 74 milionë amerikanët që votuan për zotin Trump dy vjet më parë.

“Jo çdo republikan, madje as shumica e republikanëve, nuk janë republikanë Maga,” tha ai.

“Por nuk ka dyshim”, vazhdoi Biden, “që partia republikane sot është e dominuar, e drejtuar dhe e frikësuar nga Donald Trump dhe republikanët Maga, dhe ky është një kërcënim për këtë vend”.

Presidenti tha se mbështetësit e Trump menduan për turmën që sulmoi Kapitolin e SHBA vitin e kaluar si patriotë dhe jo si kryengritës.

“Për një kohë të gjatë,” vazhdoi ai, “ne i thamë vetes se demokracia amerikane është e garantuar. Por nuk është. Ne duhet ta mbrojmë atë. Mbrojeni atë. Secili prej nesh.”

Presidenti, i cili erdhi në detyrë duke u zotuar për të bashkuar vendin, së fundmi ka mprehur retorikën e tij kundër mbështetësve të Trump.

Javën e kaluar Biden barazoi atë që ai i quajti republikanët “ekstreme” me “gjysmë-fashizëm”./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!